Dyshohet se i përket autorit që plagosi Edison Begajn në Vlorë, gjendet një makinë e braktisur në Lushnje

schedule10:10 - 4 Qershor, 2021

schedule 10:10 - 4 Qershor, 2021

Është gjetur në Lushnje makina e dyshuar me të cilën është larguar autori i plagosjes së Edison  Begaj në Kaninë të Vlorës.  Burime për ABC bëjnë me dije se makina e gjetur është tip “Mercedes Benz” dhe është gjendur e braktisur në një kanal.

Brenda makinës është gjetur edhe një uniformë policie, si ajo e përdorur nga autori i atentatit ndaj 39-vjeçarit Edison Begaj. Për këtë arsye, ka dyshime se makina është lidhur me ngjarjen e Vlorës, megjithatë pritet që hetimet të përcaktojnë se kujt i përket makina.

LEXO EDHE: I veshur si polic, Begaj i afrohet por autori hap zjarr, si ndodhi atentati në Vlorë

Autori i plagosjes ishte i veshur si polic ndërsa, pas plagosjes ka mundur të largohet dhe dyshohet se deri në Lushnje ka përdorur makinën që më pas e ka braktisur pranë një kanali.

ABC siguroi pamjet e atentatit, ku Edison Begaj ndalon makinën për të hapur portën e banesës, por në momentin që kthehet afër makinës pikas autorin e veshur si polici. Sapo ai i afrohet autori hap zjarr ndaj Edison Begajt duke e qëlluar tre herë në pjesën e këmbëve. Fatmirësisht Begaj i shpëtoi atentatit ndërsa në makinën ngjitur ishin edhe fëmijët e bashkëshortja e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!