Del për peshk, e përpin Vjosa?/ Zhduket beratasi 63 vjeçar. Dyshohet se është mbytur

schedule12:37 - 18 Janar, 2025

schedule 12:37 - 18 Janar, 2025

Një 63 vjeçar nga Berati, rezulton i zhdukur prej dy ditësh, ndërsa dyshohet se është mbytur në lumen Vjosë. Ëngjëll Kanani, kishte dalë për peshkim. Kallëzimi në polici për zhdukjen është bërë nga shoku i tij.

Banoret e fshatit Kashisht në Fier, thonë se dy peshkatarët vinin pothuajse cdo ditë në zonë për të peshkuar me grep. Ditën e ngjarjes ata janë parë duke peshkuar në vende të ndryshme dhe kishin lënë një vend takimi rreth orës 14:30, takim që nuk u realizua kurrë.

Po dëshmisë së një banori të fshatit ku ndodhi ngjarja, 63- vjecari i humbur vuante nga zemra dhe dyshohet se mund të ketë rënë në ujrat e lumit Vjosë.

Babai i dy fëmijëve prej tre vitesh peshkonte në lumin Vjosë.  Ndërkohë kërkimet për gjetjen e tij vijojnë në bashkëpunim me polumbarët. Operacioni i kerkimit po vazhdon në të gjithë zonën e Kashishtit dhe Kafarajt në Fier.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!