Gjendja shëndetësore e disidentit rus po përkeqësohet dita-ditës, sipas zëdhënëses së tij, Kira Yarmish.
“Në 15 ditët e fundit në izolim kreu i opozitës ruse në burg që nga janari i vitit 2021, ka humbur 8 kilogramë. Kur Alexei e pyet se nga çfarë vuante, mjeku i burgut u përgjigj duke u tallur se është sezoni i pranverës tani dhe të gjithë kanë alergji.”
Nuk përjashtojmë mundësinë që gjatë gjithë kësaj kohe në burg ai mund të jetë helmuar, duke i përkeqësuar shëndetin pak e nga pak,” tha ajo.
1/4 The lawyer says that an ambulance was called for Alexey @navalny on the night of Friday to Saturday because of an acute stomach pain. No one is treating him and they are not even telling him the diagnosis. He has lost 8 kilos(!) in the last 15 days in the punishment cell.
— Кира Ярмыш (@Kira_Yarmysh) April 11, 2023
Yarmysh më pas thekson se problemi nuk qëndron vetëm te gjendja e tij shëndetësore por dhe te fakti që ai u dërgua në izolim për herë të 13-të. Vetë Navalny, denoncoi ditën e djeshme në një mesazh në Twitter, kufizimet e vazhdueshme.
2/11 I was released from the SHIZO on Friday evening, and on Monday (that is, yesterday) I was sentenced to another 15 days there.
— Alexey Navalny (@navalny) April 11, 2023
Ndër këto, ndalimi për të ecur jashtë qelisë pasdite, thelbësor për shëndetin dhe për të shijuar pak dritën e diellit, që mungon në orën shtatë të mëngjesit në të ftohtë dhe pothuajse në errësirë.
Ata reduktuan edhe kuotën ditore të parave për të blerë diçka nga brenda burgut.
Shkurtin e kaluar, nga profili i tij në Instagram, kundërshtari i Putinit kujtoi se si në tetë muajt e fundit atij i ishte mohuar mundësia për të takuar familjen e tij dhe duke qenë në izolim ai nuk kishte mundësi as të takonte gruan dhe fëmijët e tij.
/abcnews.al