Dyshohet se autori është larguar në brendësi të qytetit, policia reagon për plagosjen me armë zjarri në Shkodër

schedule10:04 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 10:04 - 18 Dhjetor, 2023

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, ku 40-vjeçari Aleksandër Curri u plagos me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Në lidhje me autorin, dyshohet se ai është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.

Ndërkaq, një dëshmitare ka deklaruar për ABC News, se i plagosuri eci në këmbë për disa momente dhe u shtri në tokë.

Ajo i dha ndihmën e parë, teksa u shpreh se ai ishte i plagosur në stomak./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!