Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara, jepet masa për dy të arrestuarit në Elbasan

schedule11:56 - 19 Prill, 2024

schedule 11:56 - 19 Prill, 2024

ELBASAN- Gjykatën e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë këtë të premte për dy të arrestuarit, që akuzohen për abuzim seksual ndaj 31-vjeçarit në fshatin Mengël të Elbasanit.

Në arrest shtëpie është lënë Rexhep Balla dhe arrest në burg Bledo Jollën, deri në sqarimin e ngjarjes. Avokati i Rexhep Ballës u shpreh se klienti i tij nuk ka qenë fare prezent në vendin e ngjarjes dhe kjo vërtetohet nga kamerat e subjektit ku ai punonte.

“Nga ana e organit të akuzës ishin bërë disa veprime që ne i kërkuam;verifikimin e kamerave në vendin e punës ku punonte Rexhep Balla i mbrojtur prej meje, i cili nuk kishte lidhje fare dhe ishte 20 e ca kilometra larg vendit të ngjarjes, në atë datë dhe në atë ditë. Ne kërkuam një masë më të butë sigurie, që të jemi në dispozicion të hetimeve dhe gjykata pranoi kërkesën e prokurorit dhe caktoi arrest shtëpie”, tha ai.

Ata u arrestuan pas denoncimit në nënës së 31-vjeçarit, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 4 prill, por nëna e të riut e ka kallëzuar rastin më 15 prill. Të arrestuarit janë të moshës 44 dhe 59 vjeç, të dy banues në fshatin Mengël. Ata punonin roje në këtë fshat/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!