Ngjarjet e rënda të abuzimit seksual janë kthyer në kambanë alarmi. Së fundmi janë shtuar rastet e abuzimit edhe brenda familjes. Më i fundit ka ndodhur në Durrës, aty ku është arrestuar një 50 vjeçar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij. Sipas policisë, 50 vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj”, thotë policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë ende nuk kemi detaje se kush e ka bërë denoncimin për abuzimin e 50 vjeçarit ndaj mbesës. be.k/abcnews.al