U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda, ka konfirmuar për Gazetën Express se aktualisht nuk ka asnjë person brenda Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Sipas raportimeve të para dyshohet për bombë.
Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar asgjë për këtë rast, por në vendngjarje ndodhen të gjitha njësitet relevante.
“Jemi largu nga vendi i ngjarjes, çdo njeri e kanë largu”, tha Grezda.
Ndërsa sa i përket dyshimeve për bombë, ai kërkoi që të pyeten organet e rendit.
Express do të ju sjellë në vazhdimësi detaje nga ky rast./Express