Katër punonjëse të postës në Durrës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Të katërta janë punonjëse shërbimi, sporteliste.
Nuk dihet se si janë infektuar punonjëset ndërsa mësohet se janë të dyshuar edhe 3 punonjës të bashkisë, të cilët janë në pritje të përgjigjes së tamponit.
Punonjëset dyshohen se kanë patur kontakte të shumta gjatë ushtrimit të detyrës.
N.D./abcnews.al