Një aromë e rëndë është ndjerë në Mamurras dhe Fushë Mamurras mesditën e së enjtes, teksa nxënësit e shkollave janë nxjerrë nga klasat dhe është ndërprerë mësimi.
Kryeplaku i fshatit Fushë Mamuras, Astrit Tafa deklaroi për ABC News se janë lajmëruar banorët, se ka nxjerrje gazi.
Sipas tij, janë njoftuar autoritet përkatëse, por ende nuk dihet burimi i gazit. Tafa shtoi se nuk ka vend për panik.
“Prej 1 ore ka ardhur era, janë lajmëruar banorët që ka nxjerrje gazi. Se nga ka ardhur, akoma nuk kemi dijeni. Jemi në verifikim në terren. Kemi marrë masat për evidentimin e rastit se nga ka ardhur kjo rrjedhje. Banorëve iu bëjmë thirrje të qetësohen, pjesa më e madhe ka kur. Të hapin ambientet e shtëpisë që të dalë era e gazit. Presim të shohim se nga kanë ardhur.
Shkollat kanë dalur nga era e gazit. Si kryetar fshati kemi marrë masat që të thashë, kemi njogtua puishtetin vendior, policinë. Panik nuk duhet të ketë, era e gazit ka ikur”, theksoi ai./abcnews.al