Dyshimet në rritje, indonezianët refuzojnë të vaksinohen me kinezen “Sinovac”

schedule10:07 - 31 Mars, 2021

schedule 10:07 - 31 Mars, 2021

Pas provave të bërë në Brazil, studiuesit thanë se vaksina e prodhuar nga kompania kineze Sinovac ishte efektive me 50.4%. Indonezia e ka miratuar këtë vaksinë dhe të dhënat e deri tanishme tregojnë një efektivitet me 65.3%, ndërsa në Turqi, sipas studiuesve, efektiviteti është me 91.25%.

Bambang Heryanto, sekretar i kompanisë indoneziane Bio Farma, i cili mori pjesë në prova, tha se të dhënat braziliane tejkalonin standardin 50% të OBSH-së, informon abcnews.al.

“Nuk refuzoj vaksinimin, refuzoj Sinovac”, tha mjeku Yusdeny Lanasakti, i cili është i shqetësuar për efektivitetin e vaksinës në Indonezi.

Nga ana tjetër, duke treguar se 259 mjekë humbën jetën nga Covid-19 të shtunën, Shoqata Mjekësore e Indonezisë po inkurajon përdorimin e vaksinës në vendet me 270 milion banorë.

Vdekjet e mjekëve në Indonezi përbëjnë më shumë se një të tretën e 736 vdekjeve të tilla të Indisë.

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Shëndetësisë, Siti Nadia Tarmizi, u kërkoi profesionistëve të kujdesit shëndetësor të mos refuzojnë vaksinën, përndryshe do të përballen me sanksione.

Një studim i kryer në dhjetor tregoi se vetëm 37% e indonezianëve ishin të gatshëm të vaksinoheshin, 40% kishin dyshime dhe 17% refuzuan, informon abcnews.al.

Sinovac është furnizuesi më i madh i vaksinave në Indonezi, por gjithashtu ka vaksina nga AstraZeneca dhe pjesërisht nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech, i cili është më shumë se 95% efektiv.

Presidenti Joko Widodo mori vaksinën Sinovac të mërkurën për të inkurajuar pjesëmarrjen në fushatën e vaksinimit. Sidoqoftë, ka akoma mjekë që refuzojnë të vaksinohen me Sinovac./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!