Manchester United është lodhur me Paul Pogba. Dëshira e lojtarit për t’u larguar mund të kthehet realitet, madje që në merkaton e janarit, edhe pse më i lehtë është transferimi i tij në fund të sezonit.
The Mirror raporton se Manchester United i ka vendosur një çmim mesfushorit dhe kërkon 150 milionë sterlina për ta lënë të lirë, ndryshe 176 milionë euro. Madje që në këtë seksion merkatoje.
Real Madrid dhe Juventus mbeten dy opsionet e mundshme për të ardhmen e 26-vjeçarit, por nuk duhet neglizhuar as PSG. Ridëmtimi i Pogba në kavilje i ka frikësuar të gjithë, por në Angli spekulojnë se ky mund të jetë një strategji për të shpejtuar divorcin nga “Djajtë e Kuq”. /abcnews.al