Dyshime për të infektuar me koronavirus, bllokohet anija me 125 persona në bord në Napoli

schedule11:13 - 6 Mars, 2020

schedule 11:13 - 6 Mars, 2020

Një anije nga Xhenova u bllokua në portin e Napolit me nëntë anëtarë të ekuipazhit në bord, të cilët kanë shfaqur simptoma që i atribuohen koronavirusit.

Lajmi është raportuar nga mediat italiane, të cilat u referohen burimeve të autoriteteve portuale të Napolit.

Anija e ndaluar ka 125 persona në bord midis ekuipazhit dhe disa punonjës të tjerë. Sakaq, po kryhen kontrollet mjekësore për të verifikuar situatën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!