Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshime për shpërdorim fondesh, Prokuroria Evropiane urdhëron kontrolle në ministrinë kroate të Kulturës

schedule14:43 - 16 Shkurt, 2024

schedule 14:43 - 16 Shkurt, 2024

Sipas urdhrit të Prokurorisë Evropiane, policia ka bastisur Ministrinë e Kulturës së Kroacisë në lidhje me shpërdorimin e fondeve evropiane.

Sipas mediave kroate, kërkimi pasoi pasi EPPO nisi procedimet kundër drejtuesve të Fakultetit të Gjeodezisë të dyshuar për përvetësim të fondeve evropiane.

Ende nuk ka një informacion zyrtar nga autoritetet, por mediat raportojnë se ka dyshime se në vështrimin e hetuesve janë vënë edhe disa persona mjaft të lartë të Ministrisë së Kulturës.

Përveç zyrave të tyre në ministri, hetuesit kontrolluan edhe shtëpitë e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!