Krimet zgjedhore/ SPAK sekuestron celularin e nënkryetarit demokrat të Bashkisë së Pukës

schedule10:21 - 26 Maj, 2025

schedule 10:21 - 26 Maj, 2025

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e nën kryetarit të bashkisë së Pukës me dyshimin se është i përfshirë në korrupsion zgjedhor. Mësohet se hetuesit janë duke kryer veprime hetimore në ndaj zyrtarit vendor Ndue Suma, në kuadër të një procedimi penal që lidhet me krimet zgjedhore.

Ka dyshime se numri 2 I bashkisë ka ofruar shpërblime dhe premtime në këmbim të votave për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj. Me vendim gjykate përveç celularit të zyrtarit vendor janë sekuestruar edhe 3 celularë të tjerë që pritet ti vijnë në ndihmë hetuesve.

Më herët prokuroria e përgjithshme njoftoi se deri më tani janë referuar 107 kallëzime në të gjitha prokuroritë në lidhje me krimet që prekin fushën e zgjedhjeve ku për 47 prej tyre po kryen veprime hetimore.

Nga ana tjetër, prokuroria e posaçme ngriti një strukturë të veçantë për hetimin e krimeve zgjedhore  dhe deri më tani janë depozituar 120 kallëzime në lidhje me zgjedhjet parlamentare.

Sipas prokurorisë, kallëzimet kanë mbërritur në spak nga qytyetarë të ndryshëm, subjekte poltike, policia e shtetit apo edhe hetime kryesisht të nisura nga prokurorët e posaçëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!