Prokuroria e Gjirokastrës ka lëshuar urdhër ndalimi për katër shtetas. Lidhur me këta persona ka dyshime për fshehje të të ardhurave.
Në njoftimin zyrtar theksohet se “Pas një hetimi me metoda speciale dhe proaktive, në kuadër të procedimit penal nr.235 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, i është drejtuar me kërkesë për kontrollin e vendeve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër e cila është miratuar, për kontrollin e dy pikave të këmbimit valutor me adresë në qytetin e Gjirokastrës dhe qytetin e Tiranës.
Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Tiranës në pronësi të shtetasit R.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 470.000 (trembëdhjetë milion e katërqind e shtatëdhjetë mijë) Lekë,
- 895 (dyzetmijë e tetëqind e nëntëdhjetë e pesë) Euro,
- 780 (tetëmijë e shtatëqind e tetëdhjetë) Paund,
- 922 (nëntëmijë e nëntëqind e njëzetë e dy) Dollar Amerikan,
- 380 (dhjetëmijë e treqind e tetëdhjetë) Franga,
- 145 (tremijë e njëqind e dyzetë e pesë) Dollar Kanadez,
- 720 (tetëdhjetë e pesë mijë e shtatqind e njëzetë) Lira,
- 1 pajisje DVR
- 2 blloqe shënimesh
Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit R.K. u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 000 (njëzetmijë) Dollarë Amerikan.
Nga kontrolli i ushtruar në njësinë e këmbimit valutor në qytetin e Gjirokastrës në pronësi të shtetasit L.K., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 443.200 (trembëdhjetë milion e katërqind e dyzet e tremijë e dyqind) Lekë;
- 865 (nëntëdhjetë e një mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Euro;
- 965 (shtatëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e pesë) Paund;
- 674 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) Dollar Amerikan; dhe
- 5 pajisje elektronike “Kompjuter”
Nga kontrolli i ushtruar po ashtu në banesën e shtetasit L.K u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 90 (nëntëdhjetë) Dollar Amerikan;
- 580 (tremijë e pesëqind e tetëdhjetë) Euro; dhe
- 500 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e pësqind) Lekë
Ndërkohë, po vijohet me veprimet e tjera procedurale në kuadër të këtij procedimi penal.

