Dyshim për blerje votash në Kukës/ Arrestohet aktivisti i PSD, i sekuestrohen euro e lekë

schedule10:04 - 11 Maj, 2025

schedule 10:04 - 11 Maj, 2025

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore  në Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale Kukës, drejtimin e SPAK, ka  arrestuar në flagrancë  shtetasin Kalosh Peposhi,  27 vjeç, aktivist i Partise Social Demokrate, te Tom Doshit per korrupsion aktiv ne zgjedhje. Peposhi banues në fshatin Lusen, rezulton i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për  blerje votash. Nderkohe qe kusheriri I tij Gazmend  Peposhi eshte shpallur ne kerkim

Njoftimi: 

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku u shpallën në kërkim dy shtetas për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, ju informojmë se;

Nga strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve zgjedhore  në DVP Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSH dhe DVP Kukës, nën drejtimin e SPAK, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P.,  27 vjeç, banues në fshatin Lusen, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë arrestimit, këtij shtetasi ju gjet një shumë e konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se do ti përdorte për veprimtari kriminale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Vijon puna për kapjen e shtetasit G. P. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!