Tottenham i falet dhe një herë dyshes Kane-Son. Edhe një herë tjetër ishte Harry Kane ai që asistoi për koreano-jugorin në sfidën e djeshme kundër Burnleyt, duke u konfirmuar kështu një nga dyshet më të forta që Premier League ka parë në historinë e saj.Deri më tani ata së bashkua kanë në total 29 gola mes tyre, pra që kanë asistuar njëri tjetrin dhe më pas kanë shënuar.
Falë golit të djeshëm Kane-Son kanë arritur dy dyshe të tjera të Premier League. Bëhet fjalë për David Silva-Aguero dhe Thierry Henry-Robert Pires, të cilët dhe ato janë ndalur në kuotën e 29 golave. Vendin e parë e mban dyshja e Chelseas, Didier Drogba-Frank Lampard, të cilët janë në kuotën e 36 golave.
Është thjesht çështje kohe që ky rekord të thyhet nga dyshja e Tottenham, pasi që të dy janë në një formë të jashtëzakonshme. Për të besuarit e Jose Mourinhos kjo ishte fitorja e tretë jashtë shtëpisë së tyre në po kaq ndeshje këtë sezon dhe tashmë ata e shikojnë vetëm dy pikë larg kreut që mbahet nga Everton. /abcnews.al