Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit mësimor ka një dyndje të madhe të nxënësve që duan të mësojnë në gjimnazin e qytetit. Sipas drejtuesve, numri i lartë i regjistrimeve vjen nga fshatrat, por edhe nga kolegjet. Ndërkohë, në këtë godinë janë përmirësuar kushtet e mësimdhënies me staf të kualifikuar, por edhe me vendosjen e masave të sigurisë.
Për mbikqyrje po vendosen kamerat e sigurisë në ambjentet e jashtme, por edhe në ambjentet e brendshme. Në të njëjtën kohë, në këtë gjimanz, nuk do të lejohen telefonat celularë. Kurse për shkak të numrit të lartë të nxënësve mësimi me gjasa do të bëhet me dy turne./abcnews.al