Dygolësh i Shkëlzen Gashit në Zvicër, fiton “derbin” me Migjen Bashën

schedule22:29 - 24 Tetor, 2020

schedule 22:29 - 24 Tetor, 2020

Shkëlzen Gashi është pjesë e Aarau prej janarit të këtij viti, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit zviceran. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka shënuar dy gola sot në triumfin 3-1 përballë Xamax të Migjen Bashës (luajti si titullar).

Sulmuesi dardan ktheu në gol një penallti në minutën e 29-të, duke i dhuruar avantazhin e dyfishtë ekipit të tij. Çerek ore nga fundi i ndeshjes, kur rezultati ishte 2-1, Gashi realizoi edhe golin e qetësisë për Aarau.

32-vjeçari është ngjitur në shifrën e katër golave në kampionat për këtë sezon, teksa ekipi i tij renditet në vend të katërt me 10 pikë pas javës së gjashtë, dy më pak se kryesuesit e Lausanne Ouchy dhe Grasshoppers. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!