Numri i rasteve të reja me koronavirus në Zvicër pothuajse u dyfishua brenda një dite, duke arritur një nivel rekord , njoftuan sot autoritetet shëndetësore.
Shërbimi shëndetësor publik i vendit raportoi se 5,596 raste të reja me Covid-19 u regjistruan krahasuar me 3,008 dje.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Zvicër dhe principatën e vogël fqinje të Lihtenshtajnit u rrit në 91,763. Gjatë 24 orëve të fundit 11 persona humbën jetën duke e çuar në 1,856 numrin e viktimave. g.v/abcnews.al