Ishte padyshim një gol shumë i nevojshëm. Pas një pjese të dytë jo dhe aq të mirë nga “Legjionarët” e Kombëtares sonë ka ardhur dhe goli i sigurisë nga ana e “Kuqezinjve”, të cilët duket të jenë shumë pranë fitores së dytë, para nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit, më 15 qershor.
Kështu pas një aksion fantastik të djemve tanë topin në rrjetë e ka çuar “bomberi” i Sivasspor, Rey Manaj, i cili merr bukur një pasim nga Naser Aliji dhe me një goditje të ulët dërgon topin në rrjetë. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al