Tashmë mund të fillojnë festën. Pas shumë e shumë përpjekjesh për të siguruar fitorën e parë, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024, “Djajtë e Kuq” të Belgjikës kanë shënuar edhe golin e dytë ndaj Rumanisë dhe tashmë mund të fillojnë festën.
Një kundërsulm vrastar i djemve të Domenico Tedesco është finalizuar më së miri nga “fantazisti’ i mesfushës, Kevin de Bruyne, i cili me një goditje nga një pozicion goxha i vështirë ka tundur rrjetën e kundërshtarëve. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al