Paolo Dybala dhe Oriana Sabatini janë sërish pozitivë me COVID-19 dhe është e dashura e argjentinasit që e njofton diçka të tillë, përmes rrjeteve sociale. Para pak ditësh çifti doli negativ, kurse në testin e një dite më parë u vu re se Coronavirusi nuk ishte larguar prej tyre.
“Me 21 unë e Paolo ishim pozitivë, kurse tre ditë më pas dolëm negativë dhe dje dolëm sërish pozitivë. Nuk e di si funksionon, edhe pse disa gjëra ndryshuan gjatë këtyre ditëve. Ndoshta ishte fals rezultati i testit që na nxori negativ. Kjo tregon se sa pak dimë rreth këtij virusi”, tregon bukuroshja Sabatini.
Më tej ajo shton: “Gjithsesi ne jemi shumë mirë dhe nuk kemi asnjë simptomë. Ndjehemi mirë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi. Ata që kanë dyshime e dinë se 15 ditë nuk janë të mjaftueshme. Kujdesuni për veten dhe të tjerët.
Nuk dua t’i alarmoj njerëzit, por virusi udhëton nëpër botë. Mbase përvoja ime ndihmon njerëzit dhe ata sigurohen që ka edhe njerëz që shërohen. Shumë njerëz më shkruajnë dhe më pyesin, por unë di po aq sa ata. Nëse mendoni se keni virus, qëndroni në shtëpi”. /abcnews.al