Dybala mbetet “gladiator”, kampionit të botës gati t’i bashkohet edhe Federico Chiesa

schedule20:16 - 24 Korrik, 2024

schedule 20:16 - 24 Korrik, 2024

Prej kohësh kërkohej nga Atletico Madrid e Barcelona, mirëpo e ardhmja e tij është e destinuar të jetë në Romë, me “fantazistin” argjentinas, Paulo Dybala, i cili ka vendosur të rinovojë me “Verdhekuqtë” e kryeqytetit, kjo pasi asnjë nga “gjigantët” spanjollë nuk e ka bindur kampionin e botës me projektin e tyre.

Sipas raportimeve më të fundit të mediava italiane, Dybala do të zbarkojë në “La Trigoria”, të dielën, pasi të ketë përfunduar pushimet dhe do të takohet menjëherë me drejtuesit e “Ujkonjave”, për të konfirmuar edhe qëndrimin në kryeqytet, si dhe për të hequr klauzolat në kontratën e tij.

Ndërkohë, argjentinasit mund t’i bashkohet te Roma edhe ish-shoku i tij i skuadrës te Juventus, Federico Chiesa, me këtë të fundit, i cili nuk shihet si lojtar thelbësor në projektin e teknikut Thiago Motta dhe mund të lërë “Bardhezinjtë” në verë, teksa prej disa muajsh “Gladiatorët” po përpiqen ta transferojnë në kryeqytet.

Ndërkaq, kujtojmë se Dybala dhe Chiesa kanë qenë bashkë edhe “Allianz Stadium”, të Torinos në periudhën 2020-2022, duke shënuar një numër të konsiderueshëm golash, 38 të dy së bashku, teksa gjasat janë që tashmë të vijojnë bashkëpunimin në fushë në “mitikun” kryeqytetas, të “Stadio Olimpico”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!