Legjenda franceze e futbollit, Michel Platini, ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport, aty ku foli për Juventusin, krahasimi me Paulo Dybalan dhe Cristiano Ronaldon. Platini u shpreh: “Më pëlqen shumë Paulo Dyvala dhe është përshtatur mjaft mirë me Ronaldon.
Ne jemi të ndryshëm, gjithsesi. Unë kam qenë një numër 10, ai luan në të gjithë repartin e sulmit. Dybala është një yll i vërtetë. Unë gjithmonë i shmang krahasimet. Dybala duket si unë? Jo, sepse e kam parë shumë herë. Unë jam Platini, ndërsa Dybala është një sulmues, që mund të luajë kudo. Unë isha mesfushor dhe shënova shumë gola.
Paulo është shumë i mirë në fushë, një djalosh me fytyrë të bukur. Ai është edhe një person i pashëm. Shifrat e tregojnë një gjë, por ne jemi të ndryshëm. CR7? Ai është një kampion i madh dhe te Juventus po bën shumë mirë”, përfundoi Platini./abcnews.al