Dybala e Arthur jashtë, Pirlo: Kujdes Parmën, do mbyllet prapa e do kundërsulmojë

schedule19:43 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 19:43 - 18 Dhjetor, 2020

Juventusi luan nesër kundër Parmës dhe trajneri Andrea Pirlo nuk ka përfshirë në listë për këtë ndeshje sulmuesin Paolo Dybala dhe mesfushorin Arthur. Ditën e sotme ai ka dalë edhe në konferencë për shtyp dhe ka folur për kundërshtarin e radhës, barazimin kundër Atalanta dhe ekipin e tij.

Parma? Është një ekip që po paraqitet mirë. Që kur ndryshuan modulin e lojës kanë marrë rezultate pozitive kundër Milanin dhe në Genoa. Janë një ekip që po rikuperohen, kanë një trajner të ri dhe duhet kujdes. Kjo edhe për faktin që luajmë pas tre ditësh dhe duhet të rikuperohesh fizikisht dhe mendërisht”.

Çfarë pres? Pres një ndeshje klasike, ku ata do të përpiqen të mbrojnë dhe më pas të kundërsulmojnë. Kanë lojtarë shumë të shpejtë si Gervinho dhe Karamoh. Duhet kujdes gjatë zotërimit të topit, si dhe të hapet loja mirë”.

Liverani? E njoh mirë si lojtar, ishte shumë teknik dhe i zgjuar, pasi mendonte mirë para se ta merrte topin. Ai trajner ai po mundohet të vendosë në lojë të njëjtat ide. Bëri mirë te Lecce dhe tregon cilësi edhe tani. Normalisht ka nevojë për kohë”.

“Barazimi me Atalantën? Akoma jam i zemëruar pak, pasi kemi bërë një ndeshje të mirë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm. Më vjen keq që nuk kemi finalizuar raste e shumta që kishim dhe të merrnim tre pikët. Fizikisht jemi mirë dhe nuk merakosem për këtë, madje edhe ishim superiorë në disa momente”.

Mbrojtja? Skuadra po bëhet kompakte, edhe mbrojtja gjithashtu. Kemi gjetur mekanizmat e duhura dhe po automatizohen veprimet tona. Kështu që jam i qetë për mbrojtjen”, tha në përfundim të konferencës Andrea Pirlo. /abcnews.al