Dy zakonet e përditshme që bëjnë të shtoni peshë pa e kuptuar

schedule17:21 - 18 Nëntor, 2020

schedule 17:21 - 18 Nëntor, 2020

Shpesh, shumë njerëz habiten me faktin se kanë shtuar peshë pavarësisht se nuk hanë shumë. Ndonjëherë, nuk ndikon vetëm sasia e ushqimit që ju shëndosh por gjithashtu dhe zakonet që sigurisht nuk ndihmojnë në ruajtjen ose humbjen e peshës.

Shpeshherë, rutina dhe zgjedhjet që bëni mund të bëjë që të shtoni peshë pa e kuptuar. Dy gabimet e zakonshme që kontribuojnë për të shtuar peshë janë:

Nuk e shuani etjen me ujë

Nëse çdo herë që keni etje, vraponi për të marrë një pije freskuese në vend të një shisheje me ujë, atëherë patjetër do të shtoni mjaft kalori. Duke moderuar ujin dhe pijet freskuese do të ndiheni më të shëndetshëm dhe do të mbani nën kontroll peshën tuaj.

Ushqimet Snacks

Ndoshta nuk është e lehtë t’i shmangni por të paktën t’i kufizoni. Për shembull, kur uleni në divan për të parë filmin tuaj të preferuar hidhni në tas një sasi të moderuar të chipsave, pasi në këtë mënyrë mund të kontrolloni sesa hani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!