Dy vjet nga nënshkrimi i MSA mes Kosovës dhe Bashkimit Europian

schedule14:41 - 27 Tetor, 2017

schedule 14:41 - 27 Tetor, 2017

Dy vjet më parë Kosova nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, por vendi ende nuk është njohur nga pesë vende të BE-së. Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit nisën para katër vjetësh, vetëm pasi Kosova u angazhua në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kosova nënshkroi më 27 tetor të vitit 2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i këtij dokumenti shënon edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së. Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së. Kosova dhe Komisioni Evropian vendosën të firmosin Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qysh në korrik të vitit 2014. Procesi i nënshkrimit u ngadalësua për shkak të mungesës së konsensusit brenda vetë Bashkimit Evropian, përkatësisht mosnjohjes së Kosovës si shtet nga pesë vende të BE-së. Megjithatë, është rënë dakord që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të mos ratifikohet nga parlamentet e secilit shtet anëtar, ashtu si ka qenë praktika me vendet e tjera. Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit nisën para katër vjetësh, vetëm pasi Kosova u angazhua në bisedimet me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Serbia si shpërblim ka fituar negociatat për anëtarësim në BE.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!