Dy vjet burg për Lefter Allën, ish-kryetari i bashkisë Bulqizë dënohet për tre akuza

schedule10:13 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 10:13 - 28 Dhjetor, 2023

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit. Alla u dënua me 3 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfundimisht do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Ish-kryebashkiaku dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania tjetër që është në administrimin e Aqif Koneshës. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 milionë euro, me afat kohor 10 mujore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!