Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, John Legend janë në pritje të një fëmije tjetër gati dy vjet pasi humbën djalin e tyre Jack. Modelja e bëri me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ndau disa fotografi ku tregonte barkun e rrumbullakosur.
Ajo shkroi se shtëpia dhe zemrat e tyre janë mbushur sërish me gëzim pas abortit që pësoi. “Ne kemi një tjetër rrugës”, shkroi modelja, e cila ka dy fëmijë me John.“Vitet e fundit kanë qenë paksa një mjegull emocionesh, por gëzimi ka mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat tona”, tha ajo.
“Çdo takim i kam thënë vetes, ‘OK, nëse është i shëndetshëm sot do ta zbuloj lajmin’, por më pas marr frymë e lehtësuar për të dëgjuar një rrahje zemre dhe them se jam ende shumë nervoze,” shkroi ajo. Ata zbuluan se kishin humbur djalin në shtator të vitit 2020.
/abcnews.al