Ambasada Amerikane në Tiranë në kujtim të tërmetit shkatërrimtar ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke nderuar qëndresën e shqiptarëve para kësaj fatkeqësie natyrore.
Më tej në reagim thuhet se SHBA do të vazhdojë të mbështes Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë.
Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:
Dy vite më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur tërmeti më shkatërrimtar në 40 vite goditi Shqipërinë. Ne kujtojmë 51 viktimat. Ne nderojmë qëndresën dhe forcën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë. Shtetet e Bashkuara ishin krenarë të qëndronin me miqtë shqiptarë për të ndihmuar, atë ditë dhe në vazhdim. Ne do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë. /abcnews.al/