Dy vite nga shembja e TK, Basha: Sheshi, vijë ndarëse mes atyre që e duan vendin e një pakice që shkatërron

schedule09:25 - 17 Maj, 2022

schedule 09:25 - 17 Maj, 2022

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur sot se shembja e Teatrit Kombëtar dy vite më parë mbetet një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Në një postim në mediat e tij sociale, Basha thotë se qeveria e shembi kodinën e TK-së pa asnjë arsye.

Ai shesh, sipas tij, është vija ndarëse mes “atyre që duan Shqipërinë demokratike dhe pjesës tjetër që shkatërron një nga institucionet më të shtrenjta të kombit.”

LULZIM BASHA NË FACEBOOK

“Prej dy vitesh teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës. Një plagë që sëmbon prej mosarsyeve që e shkaktuan atë dhe që janë të njëjtat me ato që e kanë mbajtur peng vendin këto 9 vite: arroganca, korrupsioni, klientelizmi, paratë e krimit dhe armiqësia e verbër ndaj trashëgimisë kulturore. Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij, është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që shkatërron, plaçkit, uzurpon një nga institucionet më të shenjta të kombit.”

Kujtojmë se shembja e Teatrit Kombëtar u pasua me një sërë protestash dhe përplasje mes qytetarëve e aktivistëve dhe forcave policore ndërsa në vend kishte pak muaj që ishin konfirmuar rastet e para me koronavirus. Në krahun e protestuesve doli edhe opozita. /abcnews.al/