Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy vite nga “Banjska”/ Ndërkombëtarët: Drejtësia duhet të vihet në vend!

schedule16:55 - 24 Shtator, 2025

schedule 16:55 - 24 Shtator, 2025

24 shtatori shënon dy vite nga sulmi terrorist në Banjskë ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar përmes një deklaratë publike, ku thekson se kjo ditë është një kujtesë e dhimbshme për jetën e humbur dhe një thirrje për drejtësi.

“Autorët, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk janë arrestuar dhe sjellë para drejtësisë, dhe ne përsërisim thirrjen ndaj autoriteteve serbe që të veprojnë sa më shpejt,” thuhet në reagim.

Një qëndrim publik e ka mbajtur edhe ambasada gjermane në Kosovës. Edhe për të është e papranueshme qe përgjegjësit për sulmin terrorist ende nuk janë vënë para drejtësisë.

“Kanë kaluar dy vjet që nga sulmi i tmerrshëm në Banjskë, dhe megjithatë udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit, Radoiçiç, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi. Kjo mosndëshkueshmëri e qartë është e papranueshme” shkruan ambasada gjermane.

Në dy vjetorin e rënies ne detyre të rreshterit, Afrim Bunjaku në varrezat e fshatit ku prehet trupi i të ndjerit janë bërë homazhe nga qytetarë dhe politikanë.

Më 24 shtator të vitit 2023, një grup serbësh të armatosur, sulmuan Policinë e Kosovës. Aty mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe u plagosën të tjerë.

Grupi prej rreth 50 personave që udhëhiqej, Milan Radoiçiç – i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkuar edhe nga institucionet vendore si i përfshirë në vrasje- me veshje ushtarake ishte vendosur në Manastirin e Banjskës.

Prokuroria Speciale e Kosovës një vit pas sulmit ngriti akuzën me veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe veprën penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, përkundër kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve vendore dhe të disa aleatëve ndërkombëtarë.

Radoiçiçi vijon te strehohet ne Beograd, aty ku gjykata e larte e kryeqytetit i ka zgjatur masën e ndalimit te largimit nga Serbia me detyrimin që të paraqitet në polici 2 herë në muaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!