Dy vite burg për Belerin/ Apeli i GJKKO nuk ndryshon dënimin e shkallës së parë

schedule13:06 - 25 Qershor, 2024

schedule 13:06 - 25 Qershor, 2024

Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës u dënua përfundimisht me 2 vite burg nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Gjyqtaret Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimiter Lara e shpallen fajtor me vendim të formës së prere Belerin pre akuzën e korrupsionit ne zgjedhje duke rrëzuar pretendimin e tij për pafajësi. Vendimi u la në fuqi për të njëjtën akuze edhe për bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, por ndryshe nga Beleri ai u dënua me 4 vite shërbim prove për shkak të gjendjes shëndetësore.

Për herë të parë për këtë proces ka folur edhe ambasadorja greke në Shqipëri Konstatina Kamitsi e cila nuk i kurseu kritikat pre sistemin e drejtësisë. Sipas diplomates greke edhe pse qytetarët e Himarës zgjodhën të përfaqësohen nga Beleri, bashkia drejtohet momentalisht nga persona që nuk janë votuar prej tyre.  Po kështu ajo tha për mediat se, Beleri është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian dhe si I tillë duhet të ketë mundësi të paraqitet në punimet e Parlamentit Europian duke nisur që nga seanca e parë e korrikut.

Beleri u arrestua ne 12 maj te vitit te kaluar vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale ku nga qelia ai u shpall fitues por i është refuzuar leja për tu betuar përpara këshillit bashkiak. Deri me tani ai ka kryer gati 20 muaj në qeli dhe pritet të përfundojë dënimin në muajin tetor.

/abcnews.al/