Dy viktimat e sotme në Vlorë morën pjesë në vrasjen e “Arbenit të Çeçesë”, si ndodhi sherri për një kalë në 2019

schedule11:42 - 18 Gusht, 2022

schedule 11:42 - 18 Gusht, 2022

VLORË- Shpati Lena 37-vjeç u eliminua sot në një atentati mafioz bashkë me mikun e tij Hakim Xhezo. Dy viktimat udhëtonin me makinën e tyre tip “Mercedez B-Class”, ku një makinë tip “BMW” i ka parakaluar dhe personat që ishin brenda saj kanë hapur zjarr duke i lënë të vrarë në vend. Makina e viktimave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa pak minuta pas ngjarjes makina e autorëve është gjetur e shkrumbuar Çerven të Fierit.

Shpati Lena është një emër i njohur për policinë e shtetit. Ai prej vitesh ishte në kërkim si bashkëpunëtor në krim të vrasjes së Arben Beqirajt në nëntor të 2019, por pavarësisht kësaj ata lëviznin të lirë në qytet. Ai u arrestua 23 mars të këtij viti bashkë me Ariel Kingjin.  Dyshja së bashku me Kristo Drolli u arrestuan teksa lëviznin të lirë me makinë. Ata lëviznin me armë në lagjen “Uji i Ftohtë”

Si ndodhi ngjarja ku u përfshinë të arrestuarit?

Fakti që një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në Vlorë, ka shërbyer për keqtrajtimin në grup të rojës së kalit. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal. Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja e mirë, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke i thënë se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”.

Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, ku të gjithë janë armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për t’u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezot. Teksa kanë shkuar për t’u sqaruar, janë në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e Nesim Hodaj.

Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik. Autor i vrasjes ka qenë Eduart Xhezo, i arrestuar, teksa shoku dhe kunati i tij kanë bashkëpunuar në krim.

/abcnews.al/