Një emigrant maroken ka ndërruar jetë në Shqipëri, pasi u aksidentua për vdekje nga një kamion mbrëmjen e djeshme në Vorë.
Policia thotë se aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 në Vorë, ku dyshohet se një kamioni ende i paidentifikuar nga pakujdesia përplasi me pasojë vdekjen marokenin M.M. Policia deklaron se po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë që mesditën e sotme rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit” ka ndërruar jetë një person. Sipas policisë nga të dhënat e para dyshohet se 45 vjeçari me inicialet Sh.H. ra në kontakt me rrymën elektrike duke punuar në një pallat në ndërtim./ db/Abcnews.al