Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy viktima e një në gjendje të rëndë, pamje dramatike nga aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës

schedule11:14 - 27 Nëntor, 2022

schedule 11:14 - 27 Nëntor, 2022

Dy viktima dhe një i ri në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti që ndodhi orët e para të së dielës në autostradën Tiranë-Durrës. ABC ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe duket se përplasja me trafik-ndarësen ka qenë e rëndë.

Sipas informacioneve, se 26-vjeçari Arbër Tivari ka humbur kontrollin e automjetit ndërsa udhëtonte në këtë autostradë e për pasojë është përplasur me trafikndarësen.

Nga pamjet duket se automjeti është shkatërruar thuajse plotësisht, ndërsa për pasojë humbën jetën dy pasagjeret në automjet. Jetën e humbi 26-vjeçarja Silva Gjergji dhe një vajzë tjetër e cila ende nuk është identifikuar. 26-vjeçari Tivari ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!