Dy vendimet e Këshillit të Ministrave

schedule13:43 - 20 Shtator, 2017

schedule 13:43 - 20 Shtator, 2017

Qeveria miratoi vënien në dispozicion të ambienteve të Kolegjit të Apelimit, një tjetër hap ky drejt nisjes së vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Gjithashtu, Këshilli i Ministrave, vendosi që dy dokumente të mos u kërkohen më qytetarëve nga institucionet por të merren online në portalin e-Albania.

Në mungesë të Kryeministrit Rama, mbledhja e fundit e Qeverisë u drejtua nga zv/kryeministrja Senida Mesi. Mes të tjerash, Këshilli i Ministrave miratoi një tjetër vendim, që shkon drejt nisjes në praktikë të proçesit të vettingut.
Lehtësimi i procedurave burokratike, ishte në fokusin e një tjetër vendimi të Qeverisë, siç shpjegoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ministrja e Shëndetësisë theksoi gjithashtu se procesi i eleminimit të burokracisë dhe kërkesës së dokumentacionit të tepërt do të vijojë edhe më tej.

20 shtator 2017

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!