Dy futbollistë të moshave te Ballkani kryesues i Ipko Superliga e Kosovës, kanë dalë pozitivë me Covid-19. Vetë klubi nga Suhareka e ka bërë me dije diçka të tillë, teksa ka postuar edhe një mesazh kurajues për dy vëllezërit Kolgeci.
“Kampionët tanë po përballen fuqishëm me Covid-19! Janë këta vëllezërit Kolgeci, sinonim i urtësisë, edukatës dhe shpirtit garues!
Është forca e tyre shpirtërore dhe karakteri i trashëguar nga prindi i tyre mjek për t’u përballur me çdo sfidë e edhe me këtë që nuk kursen as sportistë!
Në emër të FC Ballkanit, respektivisht të presidentit të klubit dhe gjithë fëmijëve të Shkollës së Futbollit dhe trajnerëve, ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim në fushën e futbollit! Qëndroni të fortë kampionë, si gjithmonë!”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Suhareka. / abcnews.al
https://www.facebook.com/1868366636734379/posts/2594569324114103/