Do të jenë shokë dhe rivalë.
Charles dhe Arthur Leclerc do të jenë këtë të shtunë në timonin e Ferrarit në Çmimin e Madh të Formula 1 në Abu Dabi, në një precedent të madh.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që dy vëllezër të ishin njëkohësisht pjesë e të njëjtit ekip në kampionatin botëror të shpejtësisë, ndërsa Michael e Ralph Schumacher ishin pilotë në dy skuadra të ndryshme.
Kjo do të ndodhë falë rregullores së re të FIA-s, që lejon që pilotë të rinj të aktivizohen dy herë në provat zyrtare gjatë një sezoni.
Arthur Leclerc do të jetë në timonin e Ferrarit të shtunën, ndërsa të dielën gjatë garës do t’ia lerë vendin pilotit zyrtar të “Kokëkuqes”, Carlos Sainz.
Nuk dihet sesa mund ta ndihmojë 24-vjeçari ekipin italian, i cili lufton për titullin kampion të botës për konstruktorë, duke qenë vetëm 21 pikë prapa McLaren.
Vetë Charles Leclerc, piloti tjetër zyrtar i Ferrarit, do të synojë padyshim një fitore, siç ndodhi në Çmimin e Madh të Italisë më herët këtë vit. /abcnews.al