Dy vëllezër në Mallakastër bëjnë për spital ish-burrin e motrës

schedule11:30 - 29 Gusht, 2021

schedule 11:30 - 29 Gusht, 2021

Dy vëllezër nga fshati Fratar i Mallakastrës janë arrestuar nga policia pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta ish-bashkëshortin e motrës së tyre, Sh. J., 59 vjeç.

Ndaj tyre rëndon akuza për “Dhunë në familje” ndërkohë që materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit M. I., 56 vjeç, F. I., 48 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër(vëllezër), pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta ish-kunatin e tyre, shtetasin Sh. J., 59 vjeç”, njofton policia. m.v/abcnews.al