Dy vatra aktive në Karaburun, Llogarja ende e rrezikuar

schedule16:53 - 10 Gusht, 2021

schedule 16:53 - 10 Gusht, 2021

Lufta me flakët gadishullin e Karabunurit vijon edhe sot. Në vendin e quajtur “gropa e Pirit” pranë Llogarasë, aty ky zjarri i një dite më parë u vu nën kontroll, territori u përfshi sërish nga flakët.

Zjarri gjendet në afërsi të pishave të Llogarasë. Forca të shumta të ushtrisë që prej orës 10.00  ndodhen në mal për të mbajtur nën kontroll flakët. Të  ndihmuara nga era që fryn nga verilindja, flakët afrohen drejt Llogarasë.

Zjarri u riaktivizua edhe në Dukat.  Në këtë zonë po punohet nga toka dhe ajri për të shuar flaket.

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme forca të shumta kanë qëndruar në kufi me pyllin me pisha për të monituara situatën. /abcnews.al