Mbretëresha Elisabeth ka udhëtuar gjerësisht nëpër botë gjatë vizitave shtetërore gjatë mbretërimit të saj 69-vjeçar.
Së fundmi, u zbulua se Kanadaja ka qenë një nga vendet më të njohura që ajo ka vizituar, duke grumbulluar 22 vizita gjatë viteve.
Në vizitat e saj shtetërore, asaj shpesh i serviren ushqime të mrekullueshme për të prekur kuzhinat lokale të ndryshme.
Një ish-kuzhinier privat ka zbuluar disa nga gjërat që mbretëresha nuk do të hajë kur është jashtë vendit.
Ai i tha: “Mbretëresha nuk do të kishte kurrë hudhër në menu. Ajo e urrente aromën e saj, urrente shijen e saj.”
Mirëpo, ky nuk është i vetmi ushqim që ajo shmang jashtë vendit, pasi i shmang edhe butakeve kur ha në një vend të huaj.
Në fakt e gjithë familja mbretërore është e ndaluar t’i hajë ata. Sipas BBC, vendimi është për shkak të mundësisë së helmimit nga ushqimi./abcnews.al