Dy “tifozë” special në Juventus-Milan, gjermanët me plan të qartë

schedule09:15 - 11 Nëntor, 2019

schedule 09:15 - 11 Nëntor, 2019

Një gol i Paulo Dybala vendosi sfidën Juventus-Milan dhe i dhuroi fitoren bardhezinjve. Ekipi i Sarrit parakaloi sërish Interin dhe kryeson Serie A me 32 pikë. Në “Allianz Stadium” ishin të pranishëm edhe dy “tifozë” të veçantë. Calciomercato.it raporton se dy përfaqësues të Borussia Dortmund kishin udhëtuar nga Gjermani për të ndjekur këtë ndeshje.

Verdhezinjtë pëlqejnë shumë Alession Romagnolin e Milanit dhe Daniele Ruganin e Juventusit. Kapiteni i kuqezinjve u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” e ndoqi duelin nga stoli. Dortmundi kërkon të përforcojë repartin defensiv dhe shpreson që të transferojë një prej dy lojtarëve në Bundesligë.

Për Romagnolin do të jetë e vështirë, Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga 24-vjeçari. teksa më lehtë mund të arrihet te Rugani. Lojtari nuk po përfiton minuta me Juven dhe në janar mund të largohet për të provuar një aventurë të re. /abcnews.al

Romagnoli në një dyluftim me Ruganin

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!