Dy tërmetet godasin Adriatikun, sa ishte magnituda

schedule16:23 - 9 Nëntor, 2022

schedule 16:23 - 9 Nëntor, 2022

Dy tërmetet kanë goditur Adriatikun në mesditë. Tërmetet kanë qenë me magnitudë 3.1 dhe 3.9. Epiqendra e tërmetit ka qenë ën thellësi të detit dhe nuk ka patur lëkundje në tokë.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm një tërmet i fortë ka goditur Italinë me magnitudë 5.7 rihter.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet,  rreth 64 km në lindje të Rimini.

Tërmeti u pasua nga 3 tërmete të tjera me magnitudë 4.0, 3.6 dhe 3.9 Rihter.  Nga kontrollet e para të kryera nga zjarrfikësit dhe mbrojtja civile nuk raportohet për dëme në njerëz apo në ndërtesa.

Mediet në Itali raportuan se lëkundjet e forta sizmike kanë panikosur banorët e Italisë qendrore, të cilët kanë nxituar të dalin nëpër rrugë.

Transporti hekurudhor u pezullua si masë paraprake në Ankona, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve derisa të kryen kontrollet.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!