Dy tërmete brenda një orë në Kretë, epiqendra dhe magnituda

schedule18:16 - 14 Mars, 2025

schedule 18:16 - 14 Mars, 2025

Greqi- Dy tërmete brenda një orë janë regjistruar në Kretë. Sipas mediave greke, fillimisht një tërmet është regjistruar në Paleochora, Chania, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit, ndodhej 25 kilometra në jug perëndim të Paleochira, Chania dhe me thellësi 13.9 kilometra.

Ndërsa tërmeti dytë është regjistruar në Lasithi, me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 70 kilometra në jug-perëndim të Chrysi, Lassithi, me thellësi 24. 7 kilometra.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!