Dy të vrarë në Pejë, policia zbulon detajet e fundit nga “Western-i” në lokal

schedule10:14 - 9 Shtator, 2021

schedule 10:14 - 9 Shtator, 2021

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për dy vrasjet që kanë ndodhur mbrëmë në Pejë, raporton Gazeta Express. Në një njoftim që ka nisur policia për këtë rast, thuhet se në ora 20:15 është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes, ndërkaq, për shkak të plagëve të marra kanë vdekur dy persona.

Një person i tretë ka pësuar lëndime trupore.

“Pejë, 08.09.2021 – 20:15. Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë  dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për trajtim në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Dy persona që kanë mbetur të vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme në Komunën e Pejës janë kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Burime të Gazetës Express zbulojnë prapaskenat e rastit.

Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!