Dy të vdekur, vritet rapsodi i njohur në Lezhë

schedule16:33 - 27 Prill, 2020

schedule 16:33 - 27 Prill, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të thellë në Lezhë.

Në këtë zonë janë dëgjuar të shtëna armësh dhe pa shenja jete janë gjetur dy persona.

Abc News mëson se bëhet fjalë për dy 60-vjeçarë, Kol Murrani dhe Preng Simoni të cilët, sipas asaj që njofton polica, dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Kol Murrani është një rapsod i njohur.

Gazetari i Abc News, Gjergj Figuri raportoi se bëhet fjalë për një zonë malore të Lezhës, ku edhe komunikimi me policinë është i vështirë. Ai është nisur për në vendin e ngjarjes dhe do të raportojë për detaje sapo të arrijë.

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe policia në Lezhë e cila informon se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, janë gjetur të  pajetë, shtetasit P. S. dhe K. M., rreth 60 vjeç, të cilët dyshohen se mund të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!