Dy të vdekur gjatë një operacioni të policisë në Hungari

schedule09:36 - 21 Shtator, 2023

schedule 09:36 - 21 Shtator, 2023

Dy persona, duke përfshirë një oficer policie, u vranë dhe disa të tjerë u plagosën gjatë një operacioni policor në qytetin verior hungarez të Esztergom. Shpërthimi ka ndodhur në një shtëpi në periferi të këtij qyteti, e cila ndodhet në afërsi të kufirit me Sllovakinë.

Mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka vrarë edhe sulmuesin, i cili ende nuk është identifikuar. Shumë policë të tjerë u plagosën dhe janë dërguar në spital.

Në një postim në Facebook, kryeministri hungarez Viktor Orban i ka shprehur ngushëllimet familjes së policit të vrarë në krye të detyrës, pa dhënë detaje të tjera. Partia në pushtet Fidesz njoftoi gjithashtu se polici u vra në një shpërthim në qytetin e Esztergom.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!