Dy të infektuarit me koronavirus nuk u kontrolluan në kufi

schedule12:14 - 9 Mars, 2020

schedule 12:14 - 9 Mars, 2020

Gjatë mbrëmjes së djeshme u konfirmuan 2 persona të infektuar me Koronavirus në Shqipëri të cilët kishin ardhur nga Firence në Itali përmes doganës së Muriqanit. ABC News konfirmoi dhe mësoi se nga cila zonë janë ata dhe se nga kishin hyrë për në Shqipëri.

Në lidhje me hyrjen e 2 të infektuarve nga dogana e Muriqanit ka folur për ABC News mjekja infeksioniste që udhëheq grupin mjekësor të kontrollit në këtë pikë kufitare.

“Nuk kam asnjë deklaratë për personin e konfirmuar me Koronavirus. Nuk jam e lidhur dhe nuk jam asnjë informacion zyrtar nga shëndeti publik por ne në pikën kufitare kemi përgjegjësinë tonë për të monitoruar situatën në këtë pikë, pajisjet personale mjekësore nuk kanë munguar”, tha ajo.

Pyetje: Personi ka deklaruar se nuk ka patur kontrolle, ju kujtohet?

Po  ka patur grupe kontrolli, në pikën kufitare Muriqan kemi kohë që bëjmë kontrolle, mund ta konfirmoni. Personat mund të kalojnë janë në faze fillestare të prekjes, janë ditët e para është periudha e inkubacionit nuk është më 14 ditë. Personat që duhet të ruhen nga infektimi është 28 ditë, personi nuk ka shfaqur shenja klinike, dhe nuk është bërë kontroll.

Pyetje: Çfarë do të ndodh më tej meqenëse Italia ka shumë zona të infektuara me Koronavirus?

Ka ditë që ne kemi vendosur të skedojmë të gjithë personat që vijnë nga Italia, pavarësisht janë nga zona të kuqe ose jo,  sot kemi vendosur edhe për Gjermaninë dhe Francën.

Pyetje: Si e shihni situatën, e shihni të rrezikshme?

Nuk e shoh të rrezikshme sepse ISHP ka protokollet e veta të monitorimit të gjurmimit dhe kontakteve të këtyre dy personave. Koronavirusi sigurisht që do të hynte sepse jemi rrethuar nga vende që kanë patur raste.

Pyetje: Ka patur raste të dyshuara dhe janë dërguar nga kjo doganë për analiza laboratorike dhe ende nuk ka një përgjigje?

Jo nuk ka patur, kur kemi patur persona që kanë paraqitur temperatura ne kemi marrë kampionet të cilat i janë nënshtruar analizave.

Pyetje: A ka pasagjerë të ardhur nga Italia?

Po sot ka ardhur një autobus nga Milano janë kontrolluar të gjithë, janë zbritur dhe janë ekzaminuar në ambientet e jashtme.

Pyetje: Në rast se ka një të dyshuar, si veproni?

Ne jemi të lidhur online me ISHP dhe veprojmë në kohë reale, marrim kampionin dhe e dërgojmë në ISHP bazuar në të gjitha masat e bio-sigurisë të stafit që marrin kampionin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!